December 9, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Basha i përgjigjet Nishanit për shpalljen ‘non grata’ të Berishës: Shpifje të ulëta që i shërbejnë atyre që duan të përçajnë PD – Telegrafi

1 min read

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, i cili tha se ai e dinte më herët se Sali Berisha ishte shpallur non grata në Shtetet e Bashkuara (SHBA).

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Basha ka shkruar se hedh poshtë me neveri shpifjen e ulët, siç e cilëson, duke shtuar se “inati e mllefi personal e ka një limit” dhe se ky sipas Bashës është kaluar.

“E kam nisur fushatën për zgjedhjet brenda partisë me bindjen se nga kjo garë duhet të dalim më të fortë dhe më të bashkuar. Kam refuzuar reagimet që nxisin përçarje edhe pse çdo ditë ndaj meje janë hedhur sulme personale dhe politike të pavërteta dhe të padrejta. Por çdo gjë e ka një limit. Ndaj sot hedh poshtë me neveri shpifjen e ulët të Bujar Nishanit. Inati e mllefi personal e ka një limit. Por sot ai limit është kaluar, sepse lidhet me një çështje që ka prekur thellë jo një individ, jo Sali Berishën por gjithë partinë tonë. Këto shpifje të ulëta i shërbejnë vetëm atyre që bëjnë gjithçka të përçajnë Partinë Demokratike. Dhe unë këtë nuk do ta lejoj”, ka shkruar Basha. /Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi