May 25, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Basha reagon ndaj Bujar Nishanit për shpalljen ‘non-grata’ të Sali Berishës

1 min read

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, i cili tha se ai ishte më herët në dijeni më se Sali Berisha ishte shpallur person ‘non grata’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Insajderi.

Përmes një postimi  në Facebook, Basha ka shkruar se hedh poshtë me neveri “shpifjen e ulët”, duke shtuar se “inati e mllefi personal e ka një limit” dhe sipas Bashës ky limit është kaluar.

Ai tutje ka thënë se “këto shpifje të ulëta i shërbejnë vetëm atyre që bëjnë gjithçka të përçajnë Partinë Demokratike. Dhe unë këtë nuk do ta lejoj”.

Ish-presidenti Bujar Nishani deklaroi të enjten në ‘News24’ se kreu i PD-së, Lulzim Basha ka qenë në dijeni të vendimit për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas Nishanit, kjo ka qenë edhe arsyeja e afrimit të datës së zgjedhjeve për kreun e PD-së.

“Unë kam kuptuar se zoti Basha ka qenë në dijeni të informacionit, pasi jo pa qëllim afroi jo në mënyrë të pritur datën e zgjedhjeve brenda partisë. Kjo çështje ka krijuar një shok brenda PD. Se mohojmë dot. Pasi Berisha është themelues i PD dhe për të ka ndjeshmëri”, ka thënë ai./Insajderi.com

Burimi nga Insajder