December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Bashkëshorti e shoqëron Presidenten Osmani i veshur në uniformë të FSK-së (VIDEO)

1 min read

Presidentja Vjosa Osmani ka përcjellur nga afër ushtrimin ushtarak “Defender – Europe 21”.

Për dallim prej paraardhësit të saj në Zyrën e Presidentit, Hashim Thaçit, i cili nëpër aktivitete të FSK-së, shkonte i veshur me pjesën e sipërme të uniformës, Osmani nuk e ka pasur një të tillë. Por tërësisht me uniformë është parë bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, njofton Klankosova.tv.

Madje Sadriu është ka marrë në shenjë në snajper, derisa Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti kanë qëndruar pranë ushtarëve që po marrin pjesë në ushtrimin e sotëm që po zhvillohet edhe në Kosovë.

Derisa Osmani dhe Kurti kanë përshëndetur ushtarët nga afër, aty në uniformë i veshur shihet edhe ‘zotëriu i parë’.
[embedded content]

Burimi i lajmit: Klan Kosova