December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Bashkëshorti e shoqëron Presidenten Osmani i veshur në uniformë të FSK-së

1 min read

Presidentja Vjosa Osmani ka përcjellur nga afër ushtrimin ushtarak “Defender – Europe 21”.

Për dallim prej paraardhësit të saj në Zyrën e Presidentit, Hashim Thaçit, i cili nëpër aktivitete të FSK-së, shkonte i veshur me pjesën e sipërme të uniformës, Osmani nuk e ka pasur një të tillë. Por tërësisht me uniformë është parë bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.

Madje Sadriu ka marrë në shenjë në snajper, derisa Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti kanë qëndruar pranë ushtarëve që po marrin pjesë në ushtrimin e sotëm që po zhvillohet edhe në Kosovë.

[embedded content]

Derisa Osmani dhe Kurti kanë përshëndetur ushtarët nga afër, aty në uniformë i veshur shihet edhe ‘zotëriu i parë’.

Burimi i lajmit: Një Kombë