July 30, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Bastisje në Prilep, sekuestrohet armatim dhe municion – Telegrafi

1 min read

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme me urdhër paraprak të gjykatës, policia ka kryer bastisje në shtëpinë e 51-vjeçarit S.T. nga fshati Llazhani në rajonin e Prilepit.

Policia njofton se janë gjetur tre korniza për pushkë automatike, një pushkë ajrore, 90 fishekë të kalibrit 7.62 x 39, 25 fishekë për manovra si dhe gëzhoja të plumbave për gjah.

MPB njofton se është arrestuar 51-vjeçari ndërsa kundër tij po përgatitet padi konkrete.

Burimi i lajmit: Telegrafi