December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Caktohet më 6 korrik seanca e radhës ndaj burrit që vrau gruan në Kamenicë, gjykata e pret raportin e psikiatrisë

1 min read

Pasi Gjykata e Apelit e ktheu në rigjykim, këtë të premte në Gjykatën Themelore në Gjilan u mbajt seanca e parë gjyqësore ndaj Nuhi Mavrovqanit nga fshati Berivojcë e Kamenicës, i cili në dhjetor u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij, Sabile Mavrovqanit.

Në procesin e parë gjyqësor trupi gjykues kishte vlerësuar që i njëjti e kishte goditur disa herë gruan me shufër metalike në pjesë të ndryshme të trupit, derisa 34-vjeçarja kishte mbetur pa ndjenja, njofton Klan Kosova.

Në këtë seancë u vendos që mos të vazhdohet tutje pa pranuar raportit e ekzaminimit psikiatrik të cilit Mavrovqani i është nënshtruar muaj më parë, për çka Instituti i Psikiatrisë ende nuk ka dërguar të gjeturat në gjykatë.

Gjykatësi i lëndës Sabedin Mushica, sipas rekomandimit të Gjykatës së Apelit, i ftoi për intervistim në cilësinë e të dyshuarit edhe nënën dhe motrën e të ndjerës si dhe të të pandehurit.

Seanca e radhës për këtë rast mbahet me 6 korrik.

Burimi i lajmit: Klan Kosova