May 19, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Capital T: Njerëzit në ditët e sotme bëjnë gjithçka për para, famë dhe pushtet – Telegrafi

1 min read

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, prej vitesh është pjesë e estradës shqiptare dhe tanimë numëron ndjekës të shumtë në rrjete sociale.

Ai vetëm në Instagram mban 1.3 milion ndjekës, ndërsa shpesh merr vëmendje me postimet që shpërndan.

I tillë vjen edhe në një të fundit që duket se ka hedhur një ‘kunj’, por nuk ka adresuar ndonjë emër.

Capital T (Foto: Instagram)

“Njerëzit në ditët e sotme bëjnë gjithçka për para, famë dhe pushtet”, ka qenë përshkrimi i një postimi të ndarë në InstaStory.

Lexo po ashtu:

Shihet se ka të bëjë me një ‘thumb’, por që njëherësh ka prekur realitetin në vend siç rëndom ndodh.

Sidoqoftë, Kapo po shijon suksesin e projektit të fundit të quajtur “Rrushe” që është edhe kënga zyrtare e serialit më të ri vendor që ka po të njëjtin emër.

I lansuar para pak javësh, “Rrushe” ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve. /Telegrafi/

[embedded content]

Burimi i lajmit: Telegrafi