May 28, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Çavolli nga “STIKK”: U befasuam që 80 % të kërkesave i pamë në programin qeveritar – Telegrafi

1 min read

Drejtoresha Ekzekutive e “STIKK”, Vjollca Çavolli, ka thënë se janë befasuar për të mirë që një pjesë e madhe e kërkesave të tyre për sektorin e teknologjisë janë përfshirë në programin qeveritar.

“Ne si shoqatë për teknologji të informacionit dhe të komunikimit të Kosovës i kemi dërguar kësaj qeverie, jo vetëm partisë Vetëvendosje por edhe të gjitha partive të tjera kandidate për të qenë në qeveri, disa kërkesa dhe i kemi fokusuar në katër fusha programore”.

“Në momentin kur ka dalë programi qeveritar kam qenë e befasuar shumë këndshëm kur kam parë se së paku 80 % të të gjitha kërkesave tona të adresuara paraprakisht në këtë qeveri kanë gjetur vend në këtë program qeveritar. Kjo ka qenë një befasi shumë e këndshme që t’i shoh aty, derisa se sa do të realizohen dhe si do të shkojë implementimi i planit në kuadër të programit qeveritar na mbetet të shohim më tutje”, ka thënë ajo në “7 Ditë me Panxhën” që transmetohet në Klan Kosova.

Burimi nga Telegrafi