December 9, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Challandes flet për deklaratën e Berishës: Nuk i lexoj reagimet në rrjete sociale

1 min read

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka folur për reagimet e futbollistit Bernard Berisha, i cili nuk është ftuar për të luajtur për dy ndeshjet e ardhshme.

Challandes ka thënë se nuk i lexon shumë reagimet e lojtarëve të tij në rrjetet sociale, njofton Klan Kosova.

“Jam trajner dhe i bëj zgjedhjet për arsye të ndryshme. Nuk i komentoj deklaratat e futbollistëve. Unë kam zgjedhur disa lojtarë të jenë pjesë e ndeshjeve dhe nuk besoj se janë lojtar të këqij”, ka thënë Challandes në një konferencë për media.

Berisha kishte thënë se ka pasë perfomancë mjaft të mirë për t’u ftuar nga Challandes për të luajtur në dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës.

Burimi i lajmit: Klan Kosova