December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Challandes: Lojtarët e rinj kanë rastin të tregojnë vetën – Telegrafi

2 min read

Përfaqësuesja e Kosovës është grumbulluar për dy ndeshjet e muajit qershor.

Dardanët do të luajnë fillimisht më 1 qershor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndaj San Marinos.

E tri ditë më vonë, Kosova luan në Austri përballë Përfaqësueses së Maltës.

Për këto dy takime trajneri Bernard Challandes ka ftuar disa lojtarë të rinj dhe ai ka treguar se ata kanë rastin të tregojnë vetën.

“Kemi disa futbollist të rinj të cilët kanë karakteristika interesante. Këto dy takime do të janë rast i mirë për lojtarët që të tregohen. Kemi shume konkurrencë në disa pozita ndërsa në disa pozita jo edhe shume zgjedhje”, ka thënë Challandes.

“Kemi rastin e Zymer Bytyqit që edhe më parë ka qenë pjesë e Kosovës, por që ka munguar për arsyeje të ndryshme dhe ai tani është duke luajtur mirë dhe është rikthyer”.

“Për këto dy ndeshjet e para kemi grumbulluar 23 futbollistë dhe jo më shumë pasi nuk do të kishte sens, pasi dua t’i shoh të gjithë”, deklaroi Challandes.

“Ka qenë e rëndësishme që të sjell lojtar të rinj për ta shtuar konkurrencën në ekip”.

Destan Bajselmani (Zwolle), Bashkim Ajdini (Osnabruck), Blendi Idrizi (Schalke 04), Lorik Emini (Luzern) dhe Astrit Selmani (Hammarby) janë prurjet e reja në Përfaqësuesen e Kosovës.

Ndërkohë dy rikthime të rëndësishme kanë ndodhur, ku është ftuar Zymer Bytyqi pas shkëlqimit në Superligën e Turqisë dhe Valmir Sylejmani i Hannover 96. /Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi