December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Challandes: Muriqi dhe Dresheviqi mungojnë në dy ndeshjet e ardhshme – KOHA.net

3 min read

12:37

Challandes: Rashkaj dhe Nuhiu meritojnë të përshëndeten me një lojë në Prishtinë

Pas pensionimit të Anel Rashkajt dhe Atdhe Nuhiut nga përfaqësuesja e Kosovës, trajneri Bernard Challandes i ka falënderuar që kanë që pjesë e ekipit, duke thënë se të dy meritojnë të përshëndeten me një lojë, pas koronavirusit.

“Ata kanë folur me mua dhe federatën për vendimin që kanë marrë, edhe pse përfundimisht nuk ishte një vendim i lehtë për lojtarët. Sidomos në këtë kohë të Covidit, pasi është dashur t’i përshëndesim me një lojë me tifozë dhe t’i falënderojmë për kontributin. Shpresoj në të ardhmen, në ndeshjen tjetër në Prishtinë t’i përshëndesim në mënyrën më të mirë të mundshme, me tifozë sepse e kanë merituar këtë pasi kanë dhënë shumë për ekipin. Kjo do të ishte mënyra më e mirë që t’i përshëndesim ata”, ka shtuar ai.

12:13

Challandes: Muriqi dhe Dresheviqi mungojnë në dy ndeshjet e ardhshme

Aro Muriqi dhe Ibrahim Dresheviqi do t’i mungojnë Kosovës në dy ndeshjet e ardhshme për shkak njëri është me koronavirus ndërsa Muriq është i lënduar. Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka thënë se në këto dy ndeshje do të testojnë lojtarë të tjerë, do bëjnë kombinime. Sipas tij kjo është një mundësi e mirë që t’i shohin lojtarët e tjerë.

“Për mua, tani do të flasim vetëm për dy ndeshjet e para, San Marinon edhe Maltën. E keni parë që disa lojtarë standard të ekipit të parë nuk i kemi për arsye të ndryshme, të lënduar dhe sëmurë. Por, edhe në listën e publikuar i kemi disa telashe, Ibrahim Dresheviqi është me Covid-19 derisa Aro Muriq është i sëmurë dhe të dy e kanë të pamundur t’i bashkohen ekipit. I kam marrë 23 lojtarë dhe kjo është zgjidhja ime për këto dy ndeshje dhe janë të duhurit për këto dy ndeshje”, ka thënë ai.

Në vend të tyre thuhet se janë ftuar Betim Halimi dhe Mirlind Daku.

“Kemi disa futbollist të rinj të cilët kanë karakteristika interesante. Këto dy takime do të janë rast i mirë për lojtarët që të tregohen. Kemi shume konkurrencë në disa pozita ndërsa në disa pozita jo edhe shume zgjedhje”, ka shtuar ai.

Kemi tre lojtarë që do të na bashkohen më vonë, pra do të jetë në gjendje të luajë në miqësoren e dytë. Për shembull, Astrit Selmani do të luajë ndeshjen finale të Kupës, ai ka kërkuar ta luajë këtë ndeshje dhe unë kam pranuar që ai të jetë me ne për ndeshjen e dytë. Edhe Bashkim Ajdini luan në plejaut me ekipin e tij, dhe do të na bashkohet me lojën e dytë. Pastaj Herolind Shala do të luajë ndeshje të kampionatit në Norvegji.

Ndërkohë, për reagimin e Bernard Berishës, Challandes tha se nuk i lexon mediat sociale dhe për çështje të tilla nuk dëshiron të flasë duke shtuar se secili lojtarë ka të drejtën të shkruajë.

“Por, nëse flasim për profesionalizëm në reagimin e Bernardit, kam një pyetje se a është e arsyeshme për një futbollistë që brenda tetë minutave të ndëshkohet me karton të kuq në ndeshjen eliminatore kundër Suedisë. Kjo nuk është arsyeja që nuk e kam ftuar Berishën, por kam zgjedhur katër lojtarë tjerë të këto pozita që llogariti në ta edhe për ndeshjet e shtatorit, tetorit e nëntorit dhe do të punoj me ta. “Benzema ka pasur telashe me Deschampsin që nënkupton se kjo është mënyra se si veprojnë ekipet sportive, kurse unë mund të kem probleme me Paqaradën apo ndonjë futbollist tjetër brenda ekipit. Ne duhet të mësohemi me këtë. Kemi pasur problem me Paqaradën por ne duhet të vazhdojmë përpara. Brenda ekipit mund të ketë probleme, ndonjëherë lojtarët mund të jenë të pakënaqur me mua apo unë me lojtarët por duhet të vazhdojmë përpara”.

Burimi i lajmit: Koha Net