December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Challandes: Reagimi i Bernard Berishës? Nuk lexoj rrjete sociale – Telegrafi

2 min read

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka folur në konferencën për shtyp para dy ndeshjeve miqësore ndaj San Marinos dhe Maltës, ndërsa nuk ka mundur t’i ikë pyetjeve rreth situatës së Bernard Berishës.

Kosova do t’i luajë dy ndeshje miqësore në fillim të muajit qershor, pasi me datën 1 do të luajë ndaj San Marinos, ndërsa ndaj Maltës më 4 qershor.

Challandes ka zbuluar para disa ditësh listën me emrat e ftuar, ku nuk mungonin befasitë me disa mungesa, por edhe me emra të rinj.

Lexo po ashtu:

Njëra nga mungesat që befasoi ishte ajo e yllit të Akhmat Groznyt, Bernard Berisha, i cili edhe reagoi në rrjetet sociale për mos-ftesën e tij.

Në lidhje me këtë situatë u pyet Challandes, i cili nuk hezitoi të përgjigjet.

“Nuk lexoj rrjete sociale. Nuk shikoj reagimet e lojtarëve. Unë jam trajneri, unë i bëj zgjedhjet për arsye të ndryshme dhe nuk dua të flas. Çdo lojtar ka të drejtë të shkruajë e thotë çfarë të dojë”, ka thënë fillimisht Challandes në pyetjen për reagimin e Bernard Berishës.

“Qëllimi im ka qenë ka qenë të zgjedh nga dy lojtarë për pozitë dhe në pozitat e sulmuesve të krahut kam zgjedhur Arbër Zenelin dhe Zymer Bytyqin për anën e majtë dhe Milot Rashicën e Lirim Kastratin për të djathtin. Nuk e besoj se këto zgjidhje janë lojtar të këqij”.

“Por, nëse flasim për profesionalizëm në reagimin e Bernardit, kam një pyetje se a është e arsyeshme për një futbollistë që brenda tetë minutave të ndëshkohet me karton të kuq në ndeshjen kualifikuese kundër Suedisë. Kjo nuk është arsyeja që nuk e kam ftuar Berishën, por kam zgjedhur katër lojtarë tjerë të këto pozita që llogariti në ta edhe për ndeshjet e shtatorit, tetorit e nëntorit dhe do të punoj me ta”, përfundoi zvicerani. /Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi