November 29, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

City insiston për Grealishin – KOHA.net

1 min read

Kampioni i Anglisë, Manchester City nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i mesfushorit të Aston Villas, Jack Grealish. “Daily Mail” ka raportuar se drejtuesit e Cityt kanë bërë gati një ofertë prej 100 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e Grealishit, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri Pep Guardiola.

Te City janë të bindur se do të arrijnë marrëveshje me Aston Villan pasi Grealish është i gatshëm të transferohet në “Etihad Stadium”. Grealish 25-vjeçar është njëri prej mesfushorëve më të mirë në Premier League kurse në edicionin 2020/21 ishte futbollisti kryesor i Aston Villas.

Në 27 ndeshje, Grealish shënoi shtatë gola dhe bëri 12 asistime kurse me Aston Villan ka kontratë deri në vitin 2025. Ai vitin e shkuar debutoi edhe me Anglinë, ku deri më tani ka regjistruar pesë paraqitje.

Burimi i lajmit: Koha Net