December 3, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Çmimet e konsumit në vend u ngrit për 0.2 për qind

2 min read

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar të dhënat vjetore të Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për vitin 2020.

Publikimi vjetor i Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është i harmonizuar sipas konceptit ndërkombëtar, ndërsa ka filluar së zbatuari nga muaji janar i vitit 2015 dhe përmban seritë kohore në baza vjetore për periudhën 2002-2020, të rillogaritur me vitin bazë 2015=100.

Sipas ASK-së, norma mesatare vjetore e inflacionit në vitin 2020-të ishte 0.2 për qind.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2020 ishte më i lartë në një mesatare prej 0.2 për qind, krahasuar me vitin 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.3 për qind); mish (1.8 për qind), ku secili nga këto nëngrupe ndikoi me 0.2 për qind në IHÇK); qumësht, djathë dhe vezë (1.8 për qind); pemë (5.0 për qind); kafe, çaj dhe kakao (5.4 për qind); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.7 për qind); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (4.4 për qind); shërbime telefonike dhe të telefaksit (2.2 për qind); shërbime hoteliere (2.3 për qind); sigurime (15.7 për qind), që secili nëngrup ndikoi me 0.1 për qind në IHÇK; sheqer dhe ëmbëlsira (3.4 për qind); duhan (1.3 për qind); pajisje shtëpiake (1.0 për qind); shërbimet ambulatore (5.8 për qind); kujdes personal (1.3 për qind); gjërat personale (3.2 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 për qind në IHÇK”, është thënë në raportin e ASK-së.

Sipas këtij raporti, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: përdorim i pajisjeve për transportin personal (-12.0 për qind) – “rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës”, me një ndikim prej (-0.9 për qind) në IHÇK; perime (-5.6 për qind), me një ndikim prej (-0.2 për qind) në IHÇK; veshje (-1.2 për qind); pajisje audio-vizuale, fotografike për përpunimin e informatave (-1.8 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.1 për qind) në IHÇK.

Burimi i lajmit: Epoka e Re