December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Covax paralajmëron vështirësi në sigurimin e vaksinave – KOHA.net

1 min read

Aleanca Covax ka paralajmëruar vështirësi në sigurimin dhe shpërndarjen e vaksinave për shkak të përhapjes së virusit në Indi.

“Vërshimi i virusit në Indi ka pasur një ndikim të rëndë në furnizimin e Covax-it në tre mujorin e dytë të këtij viti, ndërsa deri në fund të qershorit do të përballemi me një mungesë prej 190 milion dozash” është thënë në një deklaratë të Covax.

Më tutje thuhet se ‘edhe pse Covax do të ketë në dispozicion vëllime më të mëdha përmes marrëveshjeve të arritura me disa prodhues, nëse nuk adresohet mungesa aktuale pasojat mund të jenë katastrofike. Por ne mund ta përballojmë këtë sfidë me udhëheqjen globale” është thënë më tutje në këtë deklaratë.

Aleanca Covax ka thënë se do të kërkojë nga qeveritë dhe sektori privat që të zhbllokojnë urgjentisht burimet e reja të furnizimit me vaksina.

Burimi i lajmit: Koha.net