January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Dardanët zhvilluan stërvitjen e parë për ndeshjet e qershorit, munguan tre lojtarë – Telegrafi

1 min read

Kosova e ka zhvilluar mbrëmjen e sotme seancën e parë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore kundër San Marinos dhe Maltës.

Në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm 20 futbollistë, derisa tre të ftuarit e tjerë të këtij grumbullimi Bashkim Ajdini, Astrit Selmani dhe Herolind Shala, do të bashkohen me ekipin të enjten, pasi janë ende të angazhuar në klubet e tyre.

Për herë të parë pjesë e Dardanëve në këtë grumbullim ishin Destan Bajselmani (PEC Zwolles), Blendi Idrizi (Schalke 04) dhe Lorik Emini (Luzern).

Dardanët gjatë muajit qershor do t’i zhvillojnë katër miqësore.

Ndeshja e parë është kundër San Marinos, më 1 qershor në Prishtinë, ndërsa e dyta kundër Maltës, më 4 qershor në Klagenfurt të Austrisë.

Për dy ndeshjet në Antalia kundër kombëtareve afrikane, Guinesë dhe Gambisë, përzgjedhësi Challandes do ta publikojë listën e futbollistëve javën e ardhshme.

Stërvitja e radhës e Dardanëve mbahet nesër në orën 17:30./Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi