December 8, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Deputeti nga Kosova: Një Serbi e fortë dhe e suksesshme shqetëson Prishtinën

1 min read

Deputeti nga Kosova në Kuvendin e Serbisë, Ljubomir Mariq ka deklaruar se një Serbi e fortë dhe e suksesshme shqetëson ata që sipas tij “nuk e pëlqejnë atë dhe se është disi e kuptueshme që ka politikanë të tillë në Prishtinë, por që është e pakuptueshme t’i kesh në Beograd dhe Novi Sad”.

Ai shtoi se është e kuptueshme që të huajt marrin pjesë në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë sepse Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është në fuqi, por që është e pakuptueshme që disa politikanë të opozitës të udhëhequr nga Dragan Gjilas në Beograd kanë nevojë për pjesëmarrjen e të huajve në dialogun në mes të palëve dhe bisedimeve mbi zgjedhjet në Serbi, transmeton Klankosova.tv.

Mariq kritikoi opozitën, duke e krahasuar atë me politikanët në Prishtinë, dhe shtoi se ata kujdeseshin vetëm për kthimin në pushtet.

“Njerëzit tanë në Kosovë janë të ekspozuar ndaj sulmeve të përditshme dhe vendet e shenjta tona po plaçkiten, përdhosen dhe shkatërrohen si pasojë e retorikës gjithnjë e më radikale të politikanëve nga Prishtina”, raporton Kosovo Online, transmeton Klankosova.tv.

Burimi i lajmit: Klan Kosova