Dhurata Dora dhe Maitre Gims sonte sjellin në treg klipin e “Only You”
1 min read
14:08 / E Premte, 28 Maj 2021 / A. S
Sonte vjen dueti i dyshes në Youtube.
Dhurata Dora dhe këngëtari i njohur Maitre Gims kanë përfunduar bashkëpunimin e tyre.
Këngës i është shoqëruar edhe klipi muzikor i cili sipas postimit të Dhuratës është xhiruar në vend të ngrohtë e bregdetar.
Dhurata ka postuar disa sekuenca të klipit muzikor, ndërsa kënga tashmë është e gatshme për t`u dëgjuar në kanalin e Youtube në versionin audio.
Këngëtarja në Instastory ka postuar një fotografi ku tregoi se tashmë na ndajnë vetëm 7 orë nda klipi muzikor me Maitre Gims “Only You”.

Burimi i lajmit: IndeksOnline