December 9, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Ditë me shi/ Sot zhvillohet ndeshja e barazhit mes Trepçës ’89 dhe Dukagjinit

1 min read

08:16 / E Premte, 28 Maj 2021 / G. T.

Ndeshja e barazhit ndërmjet Trepçës’89 dhe Dukagjinit, do të zhvillohet sot (të premten) në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në orën 16:00.

Kjo ndeshje do të përcaktojë se cila prej këtyre dy skuadrave do të jetë pjesë e Superligës në edicionin e ardhshëm, shkruan IndeksOnline

Skuadra e Dukagjinit e mbylli edicionin në pozitën e dytë në Grupin A të Ligës së Parë, derisa më pas e fitoi ndeshjen e barazhit të kësaj lige ndaj Flamurtarit, duke e fituar të drejtën që rikthimin në elitë ta kërkojë nëpërmjet ndeshjes së barazhit me skuadrën që kampionatin në Superligë e mbylli në pozitën e 8-të.

E në këtë pozitë pas ndeshjeve të javës së fundit të elitës përfundoi Trepça’89./IndeksOnline/

Burimi nga Indeksonline