December 3, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Dresevic dhe Muric nuk i bashkohen Kosovës, Challandes zbulon arsyen – Telegrafi

1 min read

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka folur në konferencën për shtyp para dy ndeshjeve miqësore ndaj San Marinos dhe Maltës.

Kosova do t’i luajë dy ndeshje miqësore në fillim të muajit qershor, pasi me datën 1 do të luajë ndaj San Marinos, ndërsa ndaj Maltës më 4 qershor.

Megjithatë, lista e Dardanëve ka mungesa të shumta të yjeve, por edhe emra të rinj të ftuar së pari herë në ekipin përfaqësues.

Lexo po ashtu:

Por, befasia e ditës së sotme është mungesa e portierit Arijanet Muric dhe mbrojtësit Ibrahim Dresevic, të cilët ishin në listën e të ftuarve.

Është Challandes, i cili në konferencë për shtyp ka zbuluar arsyen e mungesës së këtyre dy lojtarëve.

“Ibrahim Dresevic do të mungojë pas ka rezultuar së fundmi pozitiv me Covid-19”, ka thënë fillimisht Challandes.

“Aro Muric ka disa probleme shëndetësore dhe do të mungojë për këto dy ndeshje”, përfundoi zvicerani. /Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi