November 29, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Driton Kuka, krijuesi i kampionëve nga Kosova – KOHA.net

2 min read

Në Lojërat Olimpike të Tokios 2021, Kosova do jetë pjesëmarrëse me pesë xhudistë. Të pestit janë në dhjetëshen e parë të kategorisë së tyre përkatëse dhe kanë potencialin për të qenë kampionë. Në dhjetor të 2014-s, Komiteti Olimpik i Kosovës u njoh nga IOC. Kosova ishte e gatshme t’i kërkonte medaljet e saj olimpike në xhudo. Kjo ndodhi me të artën, Majlinda Kelmendin.

Judoinside ka intervistuar trajnerin e xhudistëve nga Kosova, Driton Kuka. Ky i fundit ka thënë se ekipi i tij është plotësisht i përkushtuar ndaj xhudos, dhe se po përpiqen për të sjellë rezultate.

“Në fund të fundit rezultatet nuk janë vetëm për ne por edhe për vendin tonë. Shumë njerëz i lidhin gjërat negative kur dëgjojnë “Kosovën”, por ne i tregojmë botës se kemi një brez të mirë, të ri dhe premtues. Pas medaljes së artë olimpike ishim në një situatë vërtet të vështirë dhe duhej të luaja shumë role. Isha trajner, psikolog, fizioterapist. Filluam të kishim një bashkëpunim të mirë me një psikolog slloven dhe më pas me një izraelit. Ata na ndihmuan shumë, situata është shumë më e mirë që nga Rio sepse ekipi ynë tanimë trajtohet si hero në Kosovë. Tani kemi mbështetjen mjekësore dhe financiare që na nevojitet. Në të kaluarën xhudoja si sport nuk respektohej vërtet dhe nuk ishe shumë e njohur në Kosovë, por tani çdo turne i madh transmetohet në televizion. Çdo qytetar dhe çdo kundërshtarë na njeh”, ka thënë Kuka.

Ai ka treguar se pas Rios 2012, kishte oferta të mira për pozitën e trajnerit, mirëpo edhe xhudistja Majlinda Kelmendi pati oferta edhe pas Londrës, ku Kosova nuk ishte pjesë e Komitetit Olimpik.

“Kështu pas Rios, Majlinda më tha se nuk mund të largohem dhe vendosa të qëndroj në Kosovë deri në këto Lojëra Olimpike. Mendoj se do të qëndroj, pas Tokios dua që Majlinda Kelmendi të më ndihmojë dhe të jetë trajnere. Nëse Majlinda arrin të jetë një trajnerë e mirë, unë mund ta lë xhudon e Kosovës në duar të sigurta dhe atëherë mbase është koha që të mendoj për përfitime materiale nga puna ime si trajner, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për familjen time”, ka thënë tutje trajneri i xhudos.

Burimi i lajmit: Koha Net