May 19, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Dukagjini dhe Trepça ’89 për të shpëtuar sezonin, luhet finalja e barazhit për Superligë – Telegrafi

1 min read

Futbolli për edicionin 2020/21 në Kosovë do të përfundojë ditën e sotme me finalen e barazhit.

Do të zhvillohet një sfidë e zjarrtë mes Dukagjinit dhe Trepçës ’89 për ta shpëtuar sezonin e tyre.

Dukagjini vjen nga Liga e Parë dhe kërkon rikthimin në elitë pas një sezoni të gjatë dhe të mundimshëm.

Në anën tjetër Trepça ’89 vetëm xhiron e fundit i shpëtoi rënies direkte dhe ka mbetur në pozitën e barazhit.

Ndeshja finale e barazhit mes dy ekipeve zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet me fillim nga ora 16:00.

Ky takim pritet të jetë shumë i luftuar nga të dyja skuadrat, pasi i gjithë sezoni është në pyetje në vetëm një lojë. /Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi