December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Dy faktorët që po komplikojnë transferimin e Depayt te Barcelona – Telegrafi

1 min read

Memphis Depay është raportuar se ka arritur marrëveshje personale prej kohësh me Barcelonën.

Ylli holandez është larguar tanimë zyrtarisht nga Lyoni si futbollist i lirë pas skadimit të kontratës.

Mediat e ndryshme evropiane kanë raportuar prej javësh për një marrëveshje mes tij dhe Barcelonës, por zyrtarizimi po mungon.

Gazeta e madhe katalunase Mundo Deportivo ka treguar dy faktorët që janë duke komplikuar zyrtarizimin e Depayt te Barcelona.

Faktori i parë dhe ndër më të rëndësishmit është e ardhmja e paqartë e trajnerit Ronald Koeman.

Depay ka pranuar transferimin te Barcelona vetëm nëse Koeman qëndron trajner, por që tekniku holandez ende nuk është konfirmuar nga drejtuesit e Barçës.

Ndërkohë faktori i dytë qëndron me krizën financiare që e ka kapluar Barcelonën në vitet e fundit.

Raportohet se Depay ka marrëveshje për një kontratë tri vjeçare nga e cila do të fitonte pesë milionë euro në sezon.

Gjithsesi në rast se dështon transferimi i tij te Barcelona, atëherë skuadrat si Roma, Milan, Juventus, Borussia Dortmund e Arsenal do të tentojnë të arrijnë marrëveshje me të. /Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi