December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

E ngacmoi seksualisht një punëtore, Nike tregon arsyen pse u nda nga Neymari!

1 min read

09:37 / E Premte, 28 Maj 2021 / G. T.

Kompania e madhe botërore sportive, Nike ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin brazilian, Neymar.

Bashkëpunimi u mbyll gjatë vitit të kaluar, për shkak se dyshohet për një ngacmim seksual, shkruan IndeksOnline

Neymar, i cili aktualisht luan në Paris Saint Germain, i mohoi të gjitha akuzuat.

Por, prodhuesi i madh i veshjeve sportive tha se këto akuza të vitit 2016 i sheh si ‘të besueshme’.

“Asnjë grup i vetëm i fakteve nuk u shfaq, në mënyrë që ne të bisedonim thellësisht mbi këtë çështje. Do të ishte e papërshtatshme që Nike të bënte një deklaratë akuzuese pa qenë në gjendje të siguroj fakte”, thuhet në deklaratën e njerëzve që po qëndrojnë mbrapa Neymarit.

Gjatë vitit 2018, një punëtore femër raportoi zyrtarisht incidentin në kompani – duke thënë se Neymar i kërkoj asaj seks oral!

Një nga futbollistët më të shtrenjtë të futbollit në botë, në shtator të vitit të kaluar nënshkroi marrëveshje me kompaninë e Puma-s./IndeksOnline/

Burimi nga Indeksonline