December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Ekipet emergjente dalin në terren, lirohet për qarkullim rruga Drenas-Komoran pas reshjeve të shiut – Telegrafi

1 min read

Pas reshjeve të fundit në vend, në disa komuna janë aktivizuar ekipet emergjente.

Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se tashmë ekipet emergjente janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit.

“Në orët e hershme të mëngjesit, sot ka pasur të reshura të mëdha të shiut, ku për pasojë rrjeti i disa kanaleve atmosferike, nuk ka mundur t’i përcjell të reshurat dhe uji ka dalë në sipërfaqe”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ka njoftuar menjëherë shërbimin e zjarrfikësve dhe ekipet emergjente dhe kanë dalë në terren për të pastruar kanalet atmosferike dhe tani rruga kryesore Drenas-Komoran është e kalueshme. /Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi