December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Enver Petrovci merr çmimin për vepër jetësore në fushën e teatrit – KosovaPress

2 min read

Aktori Enver Petrovci ka marrë çmimin për vepër jetësore në fushën e teatrit për vitin 2020, me rastin e ndarjes së çmimeve vjetore për teatër nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Çmimi për shfaqjen më të mirë iu dha “Zgjimi i pranverës”, për regjinë më të mirë shfaqjes “Kthimi i Karl May”, ndërsa çmimi për aktorin më të mirë iu nda Armend Ismajlit.

Çmimi për prezantim të suksesshëm ndërkombëtar i është dhënë shtëpisë filmike ART.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku tha se juria profesionale dhe e pavarur ka kryer punën e saj në mënyrën e duhur.

“Si ministri dhe qeveri po mundohemi ta kryejmë një detyrë që e kemi para komunitetit të teatrit. Sot është rast ceremonial por po dua të theksoj se ne si qeveri do t’i japim rëndësi zhvillimit dhe organizimeve që prodhojnë veprimtari teatrale. Synojmë që të rrisim cilësinë”, tha ai.

Aktori Enver Petrovci tha se gjatë karrierës së tij ka marrë disa çmime artistike, porse çmimi më i madh për të mbetet një buqetë me lule nga një vajzë e vogël në Tiranë. Ndërsa çmimi i sotëm vjen menjëherë pas kësaj ngjarjeje.

Me rastin e ndarjes së këtyre çmimeve, me kërkesë të aktorit Astrit Kabashi u vendos që nga viti i ardhshëm të ndahet edhe çmimi për aktoren më të mirë.

Petrovci tha qe ky është çmimi i parë që iu është ndarë nga institucionet e Kosovës.

[embedded content]

Burimi i lajmit: Kosova Press