November 29, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Enver Petrovci nderohet me Çmimin për Vepër Jetësore – KOHA.net

2 min read

Aktori Enver Petrovci është shpërblyer me Çmimin për Vepër Jetësore gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve vjetore për teatër nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Ky është çmimi i parë që ma jep juria kosovare”, tha Petrovci me ta pranuar çmimin. Petrovci tutje ka thënë se ky është çmimi më i madh që ka marrë gjatë karrierës së tij. Por, ai ka kujtuar një moment shumë të veçantë kur ka ecur nëpër sheshin e Tiranës me buqeta lulesh në duar. “Kam marrë shumë çmime artistike, por çmimin më të madh të cilin unë e ndiej është kur shkova në pazar në Tiranë dhe një vajzë e re 12-vjeçare luleshitëse më tha: “Prindërit e mi të adhurojnë dhe dua të ta fal një buqetë me lule.” Shitësi që ishte afër e dëgjoi dhe ma dha edhe ai një buqetë dhe më tha: Edhe unë po jua dhuroj një dhe pse nuk ju njoha. Dhe hera e dytë është kjo”, ka thënë Petrovci.

Përveç këtij çmimi janë ndarë edhe çmimet e tjera. Ai për shfaqjen më të mirë ka shkuar për “Zgjimi i pranverës” me regji të Zana Hoxhës. Ajo është shpërblyer për motivin në trajtimin e guximshëm të problemeve të të rinjve. Blerta Neziraj është shpërblyer me çmimin për regjinë më të mirë për shfaqjen “Kthimi i Karl Mey”.

Çmimi për aktorin më të mirë i është ndarë Armend Smajlit, për pjekurinë në interpretimin e një personazhi kompleks. Çmimi për prezantim të suksesshëm ndërkombëtar i është dhënë shtëpisë teatrore “Act”. Ky vlerësim është më e pakta që mund të bëjmë për artistët, është shprehur ministri Çeku.

“Ne si qeveri dhe ministri po mundohemi ta kryejmë një obligim ndaj komunitetit artistik. Premtojmë përkrahje për të gjitha organizimet teatrore në vend”, ka thënë Çeku.

Burimi i lajmit: Koha.Net