December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Erdogan përmbush premtimin, përuron xhaminë e re në zemër të Stambollit

1 min read

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan përuroi të premten xhaminë më të re në qendër të Stambollit, punimet e së cilës filluan që në shkurt të vitit 2017.

Ndërtimi i kësaj xhamie, po vlerësohet si përmbushje e premtimit të kamotshëm të kreut të Turqisë.

Në anën tjetër, zyrtarë turq shpërndanë në Twitter një video të vitit 1994, që shfaq momentin kur Erdogan edhe u bë kryebashkiak i Stambollit, dhe nga maja e një ndërtese, ai thoshte se do të ndërtonte xhaminë pikërisht në vendin ku ndodhet tani.

Sipas njoftoi agjencia shtetërore të lajmeve ‘’Anadolu’’, objekti i xhamisë ka dy minare të larta, dhe do të jetë në gjendje të presë deri në katër mijë besimtarë dhe përfshin një sallë të ekspozitës, një bibliotekë, dhe parking për vetura, njofton Euronews, përcjell Klankosova.tv

Përurimi i xhamisë gjithashtu përkon me datën kur filluan protestat vetëm 100 metra larg në Gezi Park.

Protestat e Gezi-t filluan më 28 maj të vitit 2013, ndërkaq përvjetori i protestave zakonisht shënohet në 31 maj, kur protestat u përshkallëzuan. Në qershor të atij viti, qindra mijëra njerëz dolën në rrugë në demonstrata, kundër planit për të ndërtuar një kazermë osmane në parkun Gezi.

Burimi i lajmit: Klan Kosova