December 3, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Fillon Testi i Arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta

2 min read

Ka filluar që të mbahet Testi i Arritshmërisë për mbi 26 mijë nxënës të klasave të nënta në të gjitha shkollat e Kosovës.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Arsimit nga ky test ,nxënësit e klasave të nënta me pikët e arritura do të kenë mundësi të orientohen për në shkollat e mesme.Në bazë të rregullave për shkak pandemisë në klasa do të lejohen vetëm nga 15 nxënës.

Ministria e Arsimit njofton se në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit dhe me shkollat, MASHT-i ka realizuar të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e këtij testi, raporton Telegrafi.

“Ministria e Arsimit është e vendosur dhe e përkushtuar për organizimin dhe zhvillimin e një procesi të mirëfilltë e të besueshëm, ndërsa ndaj të gjithë personave të angazhuar në proces, të cilët nuk i realizojnë detyrat e caktuara me kompetencë dhe profesionalizëm të lartë, do të kërkohet përgjegjësi”, thuhet në njoftim.

Sipas MASHTI-it, organizimi i testit do të realizohet sipas kërkesave dhe standardeve më të larta, duke garantuar testim cilësor dhe të besueshëm.

“Për shkak se është kohë pandemie, forma e organizimit të sistemimit të nxënësve në klasë, duhet të realizohet një nxënës në një bankë kurse në çdo klasë do të lejohen vetëm nga 15 nxënës”.

MASHTI fton të gjithë akterët e përfshirë në këtë proces, që të respektohen në përpikëri rregullat dhe masat kundër COVID-19.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kërkon që çfarëdo parregullsi eventuale në qendrën e testimit, të raportohet me shkrim në DKA dhe në MASHTI.

Rezultatet e Testit të Arritshmërisë pritet të shpallen më 7 qershor.

Ndryshe, para fillimit të testimit, nxënësve nëpër shkolla iu është matë temperatura nga personeli arsimor për shkak të pandemisë COVID-19

Burimi i lajmit: Bota Press