December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Fjalët e para të Ibrahima Konate pasi u bashkua me Liverpool – GazetaBlic

1 min read

Liverpool ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit, Ibrahima Konate.

Klubi anglez ka arritur marrëveshjen me RB Leipzig për blerjen e kartonit të mbrojtësit 22 vjeçar, shkruan GazetaBlic Sport.

Shuma që Liverpool duhet t’i paguajë ish klubit të tij është 35 milionë funte.

Konate është shprehur i lumtur me transferimin e tij te klubi anglez, dhe ka thënë se ka punuar shumë për të arritur deri këtu.

“Është një moment emocionues për mua dhe familjen time dhe mezi po pres te i takoj bashkelojtarët e rinjë dhe stafin.”

“Kam punuar shumë për shumë vite për të arritur në këtë pikë, por gjithashtu dua te i falenderoj të gjithë tek RB Leipzig, dhe te gjithë njerëzit me të cilët kam punuar, lojtarët, trajnerët dhe posaçërisht tifozët. Mbështetja juaj më ka ndihmuar të rritem gjatë kohës time ketu, jo vetëm të bëhem një lojtar më i mirë por edhe një person më i mirë, do të jem mirënjohes përgjithmonë.”

“E di që do t’i bashkohem njërit nga klubet më të mira në botë kjo është një ndjenjë e shkëlqyeshme.

/GazetaBlic Sport/

Burimi i lajmit: Gazeta Blic