May 22, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Gjermania e njeh gjenocidin dhe i kërkon falje Namibisë

1 min read

Gjermania ka pranuar zyrtarisht se ka kryer gjenocid derisa kishte koloni në Namibi të Afrikës. Të gjitha dëmet e shkaktuara ndaj këtij shteti do të paguhen financiarisht.

Kolonizuesit gjermanë kanë vrarë dhjetëra mijëra njerëz në masakrat që ishin në fillim të shekullit 20.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, të premten e ka pranuar se vrasjet ishin një gjenocid, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Në dritën e përgjegjësisë historike dhe morale të Gjermanisë, ne do t’i kërkojmë falje Namibisë dhe pasardhësve të viktimave”, ka thënë Maas.

Maas ka deklaruar se ata do të mbështesin Namibinë me një projekt për të investuar në infrastrukturë si gjest për të njohur vuajtjet e shkaktuara ndaj tyre.

Kjo marrëveshje thuhet se do të jetë për 30 vjet, ku do të mbulojë shpenzimet për investimet në infrastrukturë, shëndetësi dhe programe trajnimi që do të përfitojnë komunitetet e prekura.

Burimi i lajmit: Klan Kosova