December 3, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Gjermania njeh gjenocidin në Namibi – KOHA.net

1 min read

Gjermania ka njohur zyrtarisht gjenocidin e kryer në Namibi gjatë periudhës koloniale dhe ka pranuar të paguajë mbështetjen financiare. Kolonizuesit gjermanë vranë mijëra njerëzit etnik herero dhe nama në masakrat e filimshekullit 20.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, pranoi të premten gjenocidin, duke thënë se i kërkojnë falje Namibisë dhe pasardhësve të viktimave.

“Në dritën e përgjegjësisë historike dhe morale të Gjermanisë, ne do t’i kërkojmë falje Namibisë dhe pasardhësve”, ka thënë ai

Maas shtoi se Gjermania do të mbështesë zhvillimin e këtij vendi përmes një programi me vlerë prej 1.1 miliardë euro. Marrëveshja financiare ka për qëllim shpagimin e dëmeve në infrastrukturë, kujdes shëndetësor dhe për komunitetet e prekura.

Burimi i lajmit: Koha.net