December 9, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Gjilani kërkon nga Qeveria të ndihmojë me fond emergjent për zonat e përmbytura

1 min read

Pas reshjeve të jashtëzakonshme të shiut, ekipet e Komunës së Gjilanit janë vazhdimisht në terren për ta menaxhuar situatën.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i cili po qëndron në vazhdimësi në terren për t’i menaxhuar ekipet e Shtabit Emergjent të aktivizuar nga kryetari Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se dëmet nga shiu i rrëmbyeshëm janë të konsiderueshme.

Ai ka bërë të ditur se situatë më rënduar është paraqitur në fshatrat Pogragjë dhe Sllubicë, ku 20 familje që jetojnë përskaj lumit, kanë qenë të bllokuara si pasojë e shkatërrimit të katër urave dhe shembjes së dheut, derisa Komuna u ka dal në ndihmë menjëherë duke krijuar rrugë alternative.

Ismajli ka bërë të dituer se 20 familjeve u janë dhënë pako ushqimore për ta përballuar këtë situatë të rënduar, derisa ka kërkuar nga FSK për montimin e dy urave mobile për ta lehtësuar qarkullimin e banorëve.

Dëme të konsiderueshme ka kryesisht në sektorin e bujqësisë dhe së shpejti do të dilet me raport preliminar.

Komuna e Gjilanit kërkon nga Qeveria që të ndihmojë me ndonjë fond emergjent për këto zona.

Burimi i lajmit: Klan Kosova