May 19, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Granit Xhaka: Po bëjë gati valixhet për një muaj, dua të shkruaj histori…

1 min read

08:51 / E Premte, 28 Maj 2021 / G. T.

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka dëshiron të shkruaj histori me Helvetikët në Kampionatin Europian EURO20 – që nis nga muaji qershor.

Zvicra para europianit do t’i luajë dy miqësore, kundër Amerikës më 30 maj dhe kundër Leichtenstein më 3 qershor, shkruan IndeksOnline

Gjatë një interviste për BLICK, Xhaka tha se do t’i bëjë gati valixhet për 1 muaj të tërë, duke synuar kështu finalen e madhe të Kampionatit Europian!

“Unë hyj në çdo lojë, në çdo turne më këtë qëndrim. Nëse nuk vendosni qëllime të larta, nuk do të arrini asgjë. Ne kemi potencial për të bërë histori dhe e kemi treguar këtë shumë herë. Dhe patjetër që do t’i paketoj valixhet mjaftueshëm për të qëndruar deri në finale”, ka thënë Xhaka për gazetën zvicerane.

Në fazën e grupeve në EURO20, Zvicra do të luajë kundër Uellsit (12 qershor), Italisë (16 qershor) dhe Turqisë (20 qershor)./IndeksOnline/

Burimi nga Indeksonline