May 24, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Haaland ‘thyen’ heshjten, sqaron të ardhmen e tij – GazetaBlic

1 min read

Në intervistën e tij të fundit, Erling Halaand ka biseduar rreth të ardhmes së tij.

Në një intervistë virtuale të zhvilluar me gazetarin Jan Aage Fjortoft, Haaland ka zbuluar të ardhmen e tij.

Barcelona, Chelsea, Real Madrid, Manchester City janë vetëm disa nga klubet që kanë shprehur interesim për të transferuar të riun, i cili konsiderohet si e ardhmja e futbollit.

Megjithatë, ai ka thënë se do të respektojë kontratën me Borussia Dortmund dhe ka vlerësuar kualifikimin në Ligën e Kampionëve me klubin.

“Unë kam një kontratë me BVB kështu që do ta respektojë atë. Sigurimi i një plasmani në Ligën e Kampionëve ishte shumë i rëndësishëm për mua. Dua të luajë futboll aty, kam ëndrra të mëdha”, ka thënë norvegjezi.

Burimi i lajmit: Gazeta Blic