December 9, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Haziri aktivizon Shtabin Emergjent pas reshjeve të shiut në Gjilan

1 min read

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka treguar se pas reshjeve të shiut e ka aktivizuar Shtabin Emergjent të kësaj komune i cili ka dalë në terren, shkruan Insajderi.

Haziri në Facebook ka thënë se situata më e rënduar është në fshatrat Sllubicë dhe Pogragjë.

Ai ka falënderuar ekipin e këtij shtabi për intervenimet që ka bërë, duke larguar nga shtëpia nëntë antarë të një familje në Pogragjë, pas reshjeve të shiut ku ata ishin rrezikoheshin nga bllokimi.

“Një bravo e madhe për Shtabin Emergjent të Gjilanit. Pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, ekipet tona kanë nxjerrë nga shtëpia nëntë anëtarë të një familjeje në Pogragjë, të cilët rrezikoheshin pasi jetojnë pran lumit”, ka shkruar ai.

Haziri tutje ka thënë se për çfarëdo problemi eventual, luten qytetarët që t’i kontaktojnë numrat e emergjencave të cilët janë pa pagesë: 112 dhe 193./Insajderi.com

Burimi nga Insajder