December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Intervenon Komuna, rruga kryesore Drenas-Komoran tani është e kalueshme

1 min read

Komuna e Drenasit njofton se në orët e hershme të mëngjesit atje ka pasur të reshura të mëdha të shiut, ku për pasojë rrjeti i disa kanaleve atmosferike nuk ka mundur t’i përcjellë të reshurat dhe uji ka dalë ne sipërfaqe.

“Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë ka njoftuar menjëherë shërbimin e zjarrfikësve dhe ekipet emergjente dhe kanë dal në terren për të pastruar kanalet atmosferike dhe tani rruga kryesore Drenas-Komoran është e kalueshme”, thuhet në njoftim të komunës.

Burimi i lajmit: Klan Kosova