December 6, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Ish-gjyqtari i EULEX-it u shkruan krerëve të shtetit, dëshiron të dëshmojë në Kuvend se si BE shtrembëroi drejtësinë në Kosovë

1 min read

Ish-gjyqtari i EULEX’it, Malcolm Simmons, u është drejtuar me një kërkesë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentes Vjosa Osmani.

Simmmons përmes një shkrimi në llogarinë e tij në tëitter kërkoi që të dëshmojë para Kuvendit të Kosovës.

Kjo sepse sipas tij, BE’ja shtrembërojë drejtësinë në Kosovë dhe Simmons është personi që mund ta vërtetojë këtë.

E sipas tij, vendimi për t’i dëgjuar këto ‘prova’ në Kuvend është një test i rëndësishëm për sundimin e ligjit në Kosovë, por edhe për vetë Kuvendin.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Simmons:

Qëllimi im është që të jap prova në Parlamentin e Kosovës për mënyrën se si BE e ka shtrembëruar drejtësinë në Kosovë.

Vendimi për t’i dëgjuar apo jo provat e mia do të jetë një test i rëndësishëm për Parlamentin dhe për sundimin e ligjit në Kosovë.

Burimi i lajmit: Një Kombë