May 19, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Ja çka ndodhi me mafiozin turk që ka shoqëri edhe me ministra e politikanë shqiptarë

1 min read

Me kërkesë të Kryeprokurorisë Republikane të Ankarasë në Turqi, është lëshuar një urdhër-arrest për kreun e organizatës së krimit të organizuar, Sedat Peker, shkruan Agjencia Turke Anadollu.

Në njoftim të kryeprokurorisë thuhet se ndaj të dyshuarit Peker është duke u kryer një hetim.“Për arsye se i dyshuari Reis Sedat Peker është i arratisur jashtë vendit, me kërkesë të Kryeprokurorisë Republikane është lëshuar urdhër-arrest për kapjen e tij”, thuhet në njoftim.

Pretendimet e një bosi të mafias, Sedat Peker, për korrupsion midis zyrtarëve të lartë të Turqisë kanë trazuar politikën turke dhe po kërcënojnë imazhin e qeverisë së presidentit, Recep Tayyip Erdogan, e cila tashmë është duke u përballur me krizën ekonomike dhe pandeminë e COVID-19. Peker një kohë ka qenë i strehuar edhe në Kosovë.

Peker siç është raportuar besohet se aktualisht gjendet në Dubai.

I njëjti gjatë vitit 2019 kishte qëndruar në Kosovë, dhe ai ka një leje të përkohshme qëndrimi në vendin tonë valide deri më 29 dhjetor, 2021.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Peker ishte takuar edhe me politikanë kosovarë./Botapress/

Burimi i lajmit: Bota Press