December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Jetesa e pasigurt e familjes në Gaza në mes të rrënojave (VIDEO)

1 min read

Një familje nga Gaza u mblodh rreth një zjarri të rrethuar nga rrënojat e shtëpisë së tyre.

Ndërtesat shumëkatëshe të shembura përreth tyre, të cilat strehuan tetë familje, zbulojnë shkatërrimin e raundit të fundit të luftimeve midis Hamasit dhe Izraelit.

“Ne qëndrojmë këtu ngjitur me shtëpitë tona të shkatërruara dhe e qajmë atë. Dhe nuk mundemi një ditë, të heqim dorë nga një kokërr pluhuri nga toka jonë,” tha Jamal Nseir, pronari i një prej shtëpive të shkatërruara.

“Ne jemi ulur këtu duke pritur mëshirën e Zotit,” shtoi ai, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

Lufta 11 ditore në Gaza vrau më shumë se 250 njerëz, kryesisht palestinezë dhe shkaktoi shkatërrim të gjerë në territorin e varfër bregdetar.

[embedded content]

Burimi i lajmit: Klan Kosova