December 9, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Juventusi favorit për Saulin – KOHA.net

1 min read

Juventusi po shihet favorit për transferimin e mesfushorit të Atletico Madridit, Saul Niguez ka raportuar “Marca” të premten. Bëhet e ditur se ekipi italian ka nisur negociatat me kampionin e La Ligas për Saulin, i cili ka kërkuar largimin nga spanjollët gjatë kësaj vere.

Te Juventusi janë të gatshëm të ofrojnë rreth 40 milionë euro për 26-vjeçarin, i cili ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2026. Saul është i vendosur të largohet nga Atletico pas nëntë vjetësh për një aventurë të re dhe po e favorizon transferimin në Serie A. Në edicionin e fundit, Saul ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në 41 ndeshje në të gjitha garat. Krahas Juventusit, interesim për të, ka shfaqur edhe Manchester Unitedi.

Burimi i lajmit: Koha Net