May 19, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Juventusi konfirmon largimin e Pirlos

1 min read

Juventusi e ka konfirmuar largimin e trajnerit, Andrea Pirlo, pasi njoftoi për rikthimin e Massimiliano Alegri-t në stolin e Bardh e Zinjve.

“Faleminderit, Andrea. Këto janë fjalët e para që të gjithë ne duhet t’i themi në fund të kësaj përvoje të veçantë së bashku”, thuhet në komunikatën e Juventusit.

“Pak muaj më parë, Andrea Pirlo, një ikonë e futbollit, e filloi aventurën e tij të re si trajner, të parën të tij si trajner”.

“Për ta bërë këtë, para së gjithash, nevojitet kurajë e po ashtu edhe vetëdije për mënyrat e njeriut, posaçërisht në një periudhë të shënjuar nga mijëra vështirësi, me botën e detyruar nga pandemia që t’i rishpikë rregullat e veta ditë pas dite”.

Burimi i lajmit: Klan Kosova