December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Kandidat i VV- Lista Guxo për kryetar të Prizrenit?! Vjen deklarata e Haxhi Avdylit – GazetaBlic

2 min read

Deputeti i Listës “Guxo”, Haxh Avdyli po përflitet si kandidat i mundshëm për kryetar të Komunës së Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo.

Megjithatë, vetë Avdyli në një përgjigje për Gazeta Blic nuk e ka pohuar e as mohuar një gjë të tillë.

Ai ka thënë se ende nuk ka asgjë konkrete në lidhje me kandidimin e tij.

“Jo nuk ka asgjë konkrete sa i përket kandidimit”, tha shkurt ai për Gazeta Blic.

Në anën tjetër, Gazeta Blic nga burime brenda Lëvizjes Vetëvendosje merr vesh se partia e drejtuar nga Kurti dhe partia e themeluar nga Vjosa Osmani- Lista Guxo do të garojnë bashkë në zgjedhjet lokale.

Sipas këtyre burimeve, po diskutohet ndërmjet këtyre dy subjekteve, që në dy ose tri komuna, kandidati të jetë nga Lista Guxo.

Ndërkohë, në Prizren, pos Avdylit në garë janë hiq më pak edhe katër kandidatë tjerë.

Favorit edhe më tutje vazhdon të shihet kryetari aktual i Prizrenit, Mytaher Haskuka, përkundër qeverisjes së keqe në këtë komunë.

Pos tij, kandidaturën publikisht e ka shpallur edhe deputetja e VV-së, Drita Millaku.

Ndërkaq, në opinion si emra të mundshëm po përfliten edhe ai i deputetit, Artan Abrashi si dhe ai i ministrit të Kulturës, Hajrullah Çeku.

U përfol emri i tij si kandidat i mundshëm për kandidat për kryetar të Gjilanit nga koalicioni VV- Lista Guxo, vjen reagimi i Fatmir Rexhepit

Burimi i lajmit: Gazeta Blic