December 8, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Komisioni për Buxhet ka miratuar planin e punës, planifikon vizitë në pikat doganore në veri të vendit – Sinjali

1 min read

Me shtatë vota për, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar planin e punës së Komisionit për vitin 2021.

Kryetari i këtij komisioni, Armend Muja, tha se përveq raportimit të drejtuesve të institucioneve, është planifikuar të realizohen edhe vizita në pikat doganore në veri.

Ai tha se deri më datën 31 të këtij muaji duhet të dorëzohen draftet finale të punës.

“Në kuadër të planit të punës me thirrë Agjencinë e Statistikave të cilët kanë për të raportuar për MSA”, tha Muja.

Deputeti Mërgim Lushtaku nga Partia Demokratike, ka kërkuar angazhimin e ekspertëve për hartimin e buxhetit.

Është mirë që të marrim eksperienca sa i përket hartimit të buxhetit në vende të ndryshme“, tha Lushtaku.

Ndërsa deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se realizimi i këtij plani është i pamundur.

Shqyrtimi i projektligjit, nuk e di sa mund të arrijmë sepse duhet të shikohet ana financiare. Është e pamundur të realizojmë këtë program”, tha Pal Lekaj.

Në kuadër të planit janë paraparë edhe vizita studimore si dhe raportimi i ministrit të Financave në muajin shtator. /GazetaSinjali/


Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali