December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Komisioni për buxhet planifikon vizita në pikat doganore në veri – KOHA.net

2 min read

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar planin e punës së Komisionit për vitin 2021 me 7 vota për.

Kryetari i Komisionit, Armend Muja, tha se bazuar në planin e hartuar tha se përveç raportimit të krerëve të institucioneve është planifikuar të realizohen vizita në pikat doganore në veri të vendit.

“Deri me 31 të dorëzohen planet finale. Drafti i punës do të mbetet i pacenuar. Në kuadër të planit të punës me thirr Agjencinë e Statistikave të cilët kanë për të raportuar për MSA”.“…te vizitat studimore kisha propozuar vizitë në pika doganore. Me diskutuar me zyrtarë për fondin e veriut. Prej vitit 2022 duhet të rikthehemi në normalitet”.

Mërgim Lushtaku, deputet i PDK-së, ka kërkuar angazhimin e ekspertëve për hartimin e buxhetit.

“Sigurisht që është mirë që të marrim eksperienca sa i përket hartimit të buxhetit në vende të ndryshme. Një model i mirë është edhe Austria dhe kanë fushëveprimtari ekonomike”.

“Një marrëveshje me fakultetin Ekonomik kishim pas shqyrtim më të mirë të buxhetit. Kemi konsultime me organizatën buxhetore dhe duhet të ketë marrëveshje mirëkuptimi”.

Kurse Pal Lekaj, deputet i AAK-së, tha se është e pamundur realizimi i këtij plani të punës.

“Shqyrtimi i projektligjit nuk e di sa mund të arrijmë. Sepse duhet të shikohet ana financiare. Është e pamundur të realizojmë këtë program”.

Burimi i lajmit: Koha.net