December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Konflikti Izrael-Gaza: OKB-ja do ta hetojë dhunën

1 min read

Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka votuar për të hetuar dhunën në konfliktin e fundit midis Izraelit dhe Hamasit. OKB-ja e ka miratuar rezolutën me 24 vota pro dhe nëntë kundër.

SHBA-ja ka deklaruar se ky vendim ka mundësi të rrezikojë iniciativat për përmirësimin e situatës në rajon.

Të paktën 242 njerëz u vranë në Gaza dhe 13 u vranë në Izrael gjatë 11 ditëve të luftimeve të ashpra që përfunduan të premten e javës së kaluar me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti.

Të gjitha luftimet erdhën pasi shpërthyen disa konflikte në një vend të shenjtë edhe për izraelitët edhe për palestinezët, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Burimi i lajmit: Klan Kosova