May 22, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Kosova sot grumbullohet për dy ndeshjet e qershorit ndaj San Marinos dhe Maltës – Telegrafi

1 min read

Përfaqësuesja e Kosovës do të grumbullohet sot për ndeshjet e muajit qershor.

Dardanët do të përballen në dy takime miqësore, ku njëra zhvillohet në Prishtinë dhe tjetra në shtetin austriak.

Përballja e parë e Kosovës do të jetë më 1 qershor ndaj San Marinos në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Ndërkohë tri ditë më vonë, Dardanët do të luajnë në një takim tjetër miqësor në Austri me Maltën.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën me 23 futbollistë të ftuar për këtë takim, ku ka edhe risi.

Destan Bajselmani (Zwolle), Bashkim Ajdini (Osnabruck), Blendi Idrizi (Schalke 04), Lorik Emini (Luzern) dhe Astrit Selmani (Hammarby) janë prurjet e reja në Përfaqësuesen e Kosovës.

Ndërkohë dy rikthime të rëndësishme kanë ndodhur, ku është ftuar Zymer Bytyqi pas shkëlqimit në Superligën e Turqisë.

Rikthim i madh po llogaritet edhe ai i Valmir Sylejmanit që merr ftesë nga Përfaqësuesja A pas pesë vitesh mungesë.

Gjilanasi pati një moment të vështirë në karrierën e tij, por është rikthyer përsëri në nivele të larta ku tani aktivizohet me Hannoverin në Bundesliga 2.

Trajneri zviceran i Kosovës, Bernard Challandes me fillim nga ora 12:00 do të mbajë konferencë për dy ndeshjet e radhës. /Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi