January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Krasniqi: Qeveria ta luftojë informalitetin, po dëmtohen bizneset e rregullta

2 min read

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skender Krasniqi, ka thënë se informaliteti po dëmton shumë biznesin e rregullt.

Prandaj, ai ka thënë se institucioni që udhëheq e ka prioritet luftimin e kësaj dukurie, njofton Klan Kosova.

“Po ndikon në rritjen ekonomike, të mirëqënies dhe të hyrat e shtetit, sepse informaliteti ndikon edhe në uljen e kostos nga ana e atyre që nuk deklarojnë të hyrat dhe s’paguajnë as TVSH, as tatim-fitim”.

“Edhe Qeveria edhe bizneset duhet të kenë shumë vullnet në luftimin e informalitetit, gjithashtu edhe qytetarët ta përkrahin Qeverinë në këtë drejtim. Këtë informalitet e shohim në rrugë dhe e sheh shtetin”.

Krasniqi në emisionin e Klan Kosovës “7 Ditë me Panxhën” ka thënë se si Odë janë për rritjen e numrit të inspektorëve në ATK.

“Po dënohen bizneset që paguajnë dhe deklarojnë edhe ku inspektori e kthen prapa një faturë para pesë vjet, e cila pastaj me dënimet që shkojnë 26 përqind në vit bëhet dhjetëfish më e madhe se detyrimi që ka qenë. Domethënë më shumë po dënohen bizneset e rregullta që funksionojnë në kuadër të ligjit për gabimet që i kanë bërë në mënyrë të pavetëdijshme dhe në vend së të detyrohet që të paguhet ajo shumë atëherë dënimet janë aq të mëdha sa shuma që ka qenë është qesharake me dënimin që e bën”.

Burimi i lajmit: Klan Kosova