December 3, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Kurti: Do ta rrisim buxhetin për FSK-në

1 min read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se FSK-ja është e gatshme për të mbrojtur sovranitetin e vendit.

Gjatë vizitës që iu ka bërë pjesëtarëve të FSK-së që po marrin pjesë në ushtrimet ushtarake “Defender Europe 2021”, Kurti ka thënë se kjo forcë po i përmbush standardet për të qenë pjesë e strukturave euroatlantike.

“Forca jonë është e përkushtuar dhe e gatshme për të mbrojtur sovranitetin dhe territorin tonë dhe po përmbushë standardet për të qenë pjesë e strukturave euroatlantike”, ka thënë Kurti.

Ai ka deklaruar se Qeveria do të rris buxhetin për  FSK-në.  “Kabineti qeveritar do ta vazhdoj mbështetjen e do ta shtoj buxhetin për FSK në rrugën e saj për arritjen e kapaciteteve të plota operacionale”, është shprehur ai.

Burimi i lajmit: Epoka e Re