May 22, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Kurti e Osmani mes ushtarëve: Ushtria jonë, shtetësia jonë

1 min read

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, kanë vizituar sot pjesëtarët e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës të cilët janë pjesë e ushtrimeve “Defender  – Europe 21”.

Kurti së bashku me Osmanin këtë të premte kanë qenë në Gjakovë ku ushtarët e Kosovës po marrin pjesë në këtë trajnim me ushtritë më të forta botërore, si ajo e SHBA-së.

Gjatë fjalës së tij, Kurti tha se FSK-ja është e gatshme për të mbrojtur sovranitetin dhe territorin e Kosovës.

Ndërsa, Osmani është shprehur se Forcat e Kosovës janë sinonim i shtetësisë, transmeton Klankosova.tv.

Burimi i lajmit: Klan Kosova